Përfaqësuesi armen për marrëdhëniet me Turqinë: Dëshiroj gjithmonë paqe mes nesh

Ruben Rubinyan

Përfaqësuesi special i Armenisë për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, e cila dërgoi ndihma humanitare për të prekurit e tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, Ruben Rubinyan tha: “Uroj që të ketë gjithmonë paqe mes nesh”.

Rubinyan, i cili vizitoi Turqinë së bashku me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan dhe bëri hetime në kampin e ekipit armen të kërkim-shpëtimit në Adiyaman dha një deklaratë për Anadolu.

Rubinyan, i cili shërben edhe si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Armenisë, tha se i kanë ndjekur lajmet në zonat e tërmetit, por kanë hasur në pamje shumë më të rënda gjatë hetimeve që kanë kryer në terren.

Ai tha se po përballen me një fatkeqësi të madhe. “Që nga dita e parë e fatkeqësisë, ne dërguam ekipin armen të kërkim-shpëtimit në Turqi. Gjithashtu dërguam ndihma humanitare në Turqi dy herë përmes kufirit armeno-turk. Ne menduam se do të ishte e përshtatshme të vinim këtu me ministrin e Jashtëm, Ararat Mirzoyan për t’i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin tonë Turqisë, e cila u përball me një fatkeqësi kaq të rëndë”, tha Rubinyan.

Sipas tij, tërmeti është ndjerë edhe në Armeni. “Gjithçka që ndihet këtu ndihet në Armeni në çdo kuptim”, tha Rubinyan.

– “Armenia e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet”

“Fatkeqësisht, dhimbja që ndajmë këtu na bashkoi, por shpresojmë që një ditë të na bashkojë jo lumturia dhe fatkeqësia, por bashkëpunimi i ndërsjellë. Edhe një herë dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për qytetarët që humbën familjarët e tyre dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Armenia është e gatshme për çdo lloj ndihme dhe shpresoj që tash e tutje të ketë gjithmonë paqe mes nesh”, tha Rubinyan.

Duke iu referuar ndjenjave të popullit armen lidhur me zhvillimet gjatë dhe pas tërmetit, Rubinyan tha: “Për fat të keq, tërmeti nuk është një çështje e huaj për popullin armen. Ne jetojmë në të njëjtën gjeografi dhe rajoni është një zonë tërmetesh, për fat të keq. Në raste të tilla, ka vetëm solidaritet mes shoqërive. Ndihma e Armenisë për Turqinë përballë katastrofës pasqyron ndjenjat e komunitetit armen”.

– “Shpresoj se do të jemi larg fatkeqësive”

Ai tha se më 15 shkurt 2 kamionë të tjerë me ndihma humanitare u dërguan në Adiyaman përmes portës kufitare Alican.

“Unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia përsëri për fqinjin tonë që u lëndua nga kjo fatkeqësi. Dëshiroj të shpreh solidaritetin tonë dhe shpresoj se mund të arrijmë paqen e qëndrueshme. Shpresoj se do të jeni larg fatkeqësive dhe i urojmë njëri-tjetrit gjërat më të mira në kushte më të mira”, tha Rubinyan.

Sipas tij, normalizimi do të sigurojë stabilitet dhe paqe në rajon së pari, bashkëpunim ekonomik dhe bashkëpunim në fusha të tjera. “Ne erdhëm këtu nga Ankaraja. Gjatë takimit tonë me ministrin e Jashtëm Çavuşoğlu, arritëm marrëveshje për disa çështje. Për shembull, ne ramë dakord që bashkërisht të rindërtojmë Urën historike të Anit, një pjesë e së cilës është në Armeni dhe një pjesë tjetër në Turqi dhe të përshpejtojmë procesin e normalizimit në mënyrë që kufiri të hapet plotësisht”, tha Rubinyan.

Ai thekson se nuk është caktuar datë për bisedimet e ardhshme dhe se është e rëndësishme që ura që lidh Armeninë me Turqinë u hapet për herë të parë pas më shumë se 30 vjet pas kësaj fatkeqësie.

– Mesazhi i ambasadorit turk për publikun armen

Ambasadori Serdar Kılıç, përfaqësuesi special i Turqisë për procesin e Normalizimit Turqi-Armeni, i cili mori pjesë në vizitën e Mirzoyan dhe Rubinyan në rajonin e tërmetit, shprehu mirënjohjen e tij për Armeninë në një deklaratë për agjencinë zyrtare armene të lajmeve ‘Armenpress’.

Kılıç theksoi se ndihma e vendeve përreth është e rëndësishme për zbutjen e dhimbjes, se Armenia, ashtu si vendet e tjera, i qëndroi pranë Turqisë në këtë incident të dhimbshëm dhe dërgoi ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ndihma humanitare.

Duke thënë se ministri i Jashtëm i Armenisë personalisht erdhi në Turqi për t’i përcjellë ngushëllimet popullit armen, Kılıç tha se të gjitha këto janë zhvillime shumë të rëndësishme dhe se mbështetja e Armenisë nuk do të harrohet kurrë.

Kılıç nënvizoi se ndërsa dhimbja i afron njerëzit, ai ka besim se konvergjenca në marrëdhënie dhe hapat e ndërmarrë gjatë kësaj periudhe do të kenë efekt pozitiv në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën e ardhshme.

Duke kujtuar deklaratat e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, Kiliç tha se mes palëve është arritur marrëveshje për të përshpejtuar punën për çështjet që kanë të bëjnë me kalimin e kufirit dhe se do të bëjnë të pamundurën që ura në portën kufitare të Alicanit të funksionojë.

– Porta kufitare Alican u aktivizua për herë të parë që nga viti 1988

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Armenia, i përbërë nga 28 persona, ka marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Adiyaman që nga 8 shkurti.

Qeveria e Jerevanit dërgoi dy autokolona të veçanta me ndihma humanitare për viktimat e tërmetit në Türkiye më 11 dhe 15 shkurt. Porta kufitare Alican në Iğdır u aktivizua për herë të parë që nga viti 1988 për kalimin e ndihmave që mbërrinin me kamionë.