Përfundojnë ndeshjet e Champions League, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar ndeshjet e sontme në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.

Chelsea ka fituar kryendeshjen e sotme ndaj Milanit në “Stamford Bridge” me rezultatin e thellë 3:0.

Fofana, Aubameyang dhe James shënuan golat e fitores për ekipin e “Blues”.

Manchester City triumfoi në shtëpi ndaj Copenhages me rezultatin e thellë 5:0. Juve fitoi në shtëpi ndaj Maccabi Haifas, Real Madrid poashtu fitoi ndaj Shakhtar Donetsk, teksa Dortmundi fitoi si mysafir ndaj Sevillas.

Befasia e madhe ishte barazimi i PSG’së ndaj Benficas.

Ja rezultatet finale: