Pas tre orë intervistim, deputetja e PDK-së Flora Brovina ka dalur nga objekti i Prokurorisë Speciale.
Për media nuk e ka folur asnjë fjalë, teksa është larguar me veturë zyrtare të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.
Dje Brovina paraqiti para medieve një fotografi, përshkimi i së cilës, sipas deputetes, shfaqte tre ushtarë serbë po dhunonin seksualisht një grua kosovare.
Kjo fotografi po dyshohet se është e rreme pasi ajo ishte marrë nga një film pornografik në Iran.
Megjithëkëtë, Brovina ka mohuar kategorikisht se fotografia është manipulim, sipas saj, ajo e njeh viktimën dhe fotografia e ‘luftës’ ishte bërë me pëlqimin e familjarëve të viktimës.