Përfundon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, këto janë vendimet që u morën

Pas disa orëve diskutim, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sekretari Organizativ i kësaj Lëvizje, Ismail Kurteshi ka treguar vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Ai tha se kanë marrë vendim që të përkrahin letrën e 82 aktivistëve e simpatizantëve të Vetëvendosjes, e cila u bë publike dje, shkruan Periskopi.

Tutje, Kurteshi tha se Kryesia e ka mirëpritur vendimin e deputetes Albulena Haxhiu për rikthim në Kryesi, pas dorëheqjes.

Në fund, ai deklaroi se do të vazhdojnë mbledhjet e tilla për t’i tejkaluar problemet me të cilat po përballet VV.

Përveç kësaj, Kurteshi nuk u përgjigj në asnjë nga pyetjet e gazetarëve.