Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Serbët lokalë në Zubin Potok kanë përfunduar protestën për ditën e sotme.

Ata larguan edhe tendat që kishin vendosur sot pranë objektit të komunës, qysh në orët e para të mëngjesit.

Ndërkaq, Lista Serbe u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan të shpërndahen rreth orës 16:00 dhe të mblidhen sërish nesër.

Sërgjan Millosavleviq,ka thënë se protestat e serbëve do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.