Pas disa orësh protestë kundër vizitës së paralajmëruar të piligrinëve serb në kishën ortodokse të qytetit, qytetarët e mbledhur në Gjakovë janë shpërndarë.
Pesë persona janë shoqëruar në polici gjatë ditës lidhur me këtë protestë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ksihte thënë për KALLXO.com se të ndaluarit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave të tyre.
Më herët, anëtarja e komisionit për të pagjeturit, Nesrete Kumanova, ishte alivanosur gjatë një fjalimi që po e mbante para pjesëmarrësve në protestë. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.







