Përfundon sezoni për Neymar Jr

Sulmuesi i PSG-së, Neymar mund të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, me klubin që ka njoftuar se atij do t’i duhen deri në katër muaj për t’u rikuperuar nga operacioni në kyçin e këmbës.

Neymar u largua me barelë gjatë ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 me Lille më 19 shkurt.

Klubi fillimisht njoftoi se ai nuk kishte pësuar një frakturë, duke çuar në optimizëm se një rikthim nuk do të ishte shumë larg.

Megjithatë, sot u zbulua se mjekët kanë rekomanduar një operacion për të riparuar ligamentet në kyçin e këmbës, duke e përjashtuar atë për një periudhë të gjatë kohore, sipas një deklarate të klubit.

Kështu ai nuk do stërvitet me kampionin francez nga 3 deri në 4 muaj.

Neymar mund të kthehet në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor, nëse PSG do të arrijë kaq larg në kompeticion.