Perimet më të freskëta të Prillit

Të ushqehemi sipas stinëve. Të njohim ushqimet që konsumojmë, do të thotë të përfitojmë më shumë prej tyre, në shije dhe vlera.

Brokoli

Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra.

Si ta zgjidhni brokolin?

Ju këshillon të zgjidhni brokolin lulet e së cilit janë ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën, pra janë të mbyllura dhe kanë një ngjyrë të gjelbërt në blu. Bëni kujdes të mos zgjidhni brokolin lulet e të cilit kanë ngjyrë të verdhë apo të gjelbërt të hapur. Ndërkohë as brokoli që ështe pjekur më shumë seç duhet nuk duhet përzgjedhur. Do të jetë shumë i fortë për t’u kafshuar dhe do të ndahet në copëza kur ta gatuani.
Si ta ruani?

Brokoli është një perime që prishet shumë shpejt. Për këtë arsye mbështilleni mirë dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur, nëse dëshironi që brokoli që konsumoni te jetë i freskët dhe i pasur me lëndë ushqyese.
Karrota

Si t’i zgjedhim karrotat?

Mënyra më e mirë për të zgjedhur karrota të freskëta është duke parë bishtat e tyre. Sa më jeshile të jenë bishtat, aq më të freskëta janë karrotat.
Ju këshillon gjithashtu që edhe vetë karrotat duhet të kenë ngjyrë të fortë dhe nuk duhet të jenë të thata e me vijëzime.
Çarjet në lëkurën e karrotës tregojnë që ato janë të vjetra.

Si t’i ruajmë karrotat?

Karrotat duhet të mbështillen dhe të vendosen në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Duhet të kujdesemi që t’u presim gjithmonë bishtat që ndodhen në pjesën e sipërme të tyre, pasi kjo pjesë thith gjithë lagështirën nga rrënjët dhe bën që karrotat të prishen më shpejt.
Lulelakra

Si të zgjedhim lulelakrën?

Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra tjerës.
Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe.
Duhet të keni kujdes të mos përzgjidhni lulelakra që janë të buta në pjesën e sipërme, pasi kjo është shenjë e prishjes.

Si të ruajmë lulelakrën?

Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.
Hudhrat e njoma

Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë. Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

Si të ruajmë hudhrën e njomë?

Mbështilleni mirë dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo