Përkundër shkarkimit, Mourinho ende nga më të kërkuarit

Jose Mourinho është shkarkuar gjatë javës së kaluar nga posti i trajnerit të Manchester United.
Portugezi megjithatë duket të mos ketë humbur kredibilitetin e tij pasi akoma është një nga trajnerët më të kërkuar.

Skuadrat që po ndjekin trajnerin për vitin e ardhshëm janë Real Madrid dhe PSG, shkruan “The Times”, transmeton lajmi.net.

Me siguri se do të shtohen emrat e skuadrave që do të kërkojnë shërbimet e 55 vjeçarit.

“The Special One” me gjasë do të pushojë deri në fund të këtij sezoni, para se të bëjë zgjedhjen e tij të ardhshme.