Perla deti

Selver Xhemaili

Një fëmije i bie këpuca në det dhe humbet.
Ai shkruan mbi rërën në plazh:
“Ky det është hajdut”.
Pak më larg, një peshkatar tërheq në breg një numër të madh peshqish të kapur në rrjetë dhe shkruan në rërë:
“Ky det është bujar”.
Një i ri mbytet në det, nëna e tij e pikëlluar duke qarë shkruan në rërë…
“Ky det është një vrasës”.
Më tej një peshkatar i vjetër nxjerr nga deti një perlë të madhe dhe shkruan në rërë…
“Zemra e këtij deti është shumë bujare”.
Pastaj vjen një dallgë dhe fshin të gjitha shkrimet në plazh. Deti thërret me qetësi e modesti;
“Nëse do të jesh në det, nuk do i kushtosh shumë rëndësi (thashethemeve) asaj që thonë të tjerët!.

Nga: Selver Xhemaili