Përleshje mes forcave të Asadit dhe YPG/PKK-së

Në qytetin verilindor të Sirisë, Haseke, po zhvillohen përleshje të ashpra mes organizatës terroriste YPG/PKK dhe forcave të regjimit të Bashar Al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale në Haseke, tensionet mes forcave të regjimit të Asadit dhe terroristëve të YPG/PKK në orët e mëngjesit janë shndërruar në përleshje.

Si pasojë e përleshjeve që po vazhdojnë janë vrarë 11 ushtarë të regjimit dhe 7 terroristë të YPG/PKK-së, ndërsa janë plagosur disa terroristë të tjerë.

Burimet theksojnë se përleshja ka ndodhur për shkak të arrestimit të disa të rinjve në pikën e kontrollit të improvizuar në rrugën Haseke-Qamishlo të forcave të regjimit. Edhe më parë kanë ndodhur përleshje të ngjashme mes palëve në Haseke.

Organizata terroriste YPG/PKK dhe regjimi i Asadit bashkarisht e menaxhojnë qytetin Haseke.