Të paktën tre persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur gjatë protestave që shpërthyen në Siri, ku qindra qytetarë dolën në rrugë në zona bregdetare dhe në pjesët qendrore të vendit.
Protestat u zhvilluan dy ditë pas një sulmi me bombë në një xhami në qytetin Homs, ku humbën jetën tetë persona. Thirrjen për demonstrata e bëri Ghazal Ghazal, kreu i Këshillit të Lartë Islamik Alavit në Siri dhe jashtë saj.
Gjatë protestave kundër qeverisë, të shoqëruara me prani të madhe të forcave të sigurisë, u dëgjuan thirrje që kërkonin një sistem federal të qeverisjes.
Siria ka përjetuar disa valë përplasjesh sektare që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad në një ofensivë të rebelëve në dhjetor 2024, çka i dha fund gati 14 viteve luftë në vend. /mesazhi








