Ballina Arritje Teknologji Perplexity AI lançon reklamat në motorin e saj të kërkimit me AI

Perplexity AI lançon reklamat në motorin e saj të kërkimit me AI

Muajin e kaluar startupi AI lançoi një program për publikuesit me një numër të kufizuar partnerësh ku përfshihen TIME, Der Spiegel dhe Fortune me të cilët synon të ndajë të ardhurat.

Perplexity AI mbështetur nga Nvidia dhe Jeff Bezos tha ditën e Enjte se planifikon të lançojë reklamimin në motorin e saj të kërkimit me inteligjencë artificiale në tre mujorin e katërt të vitit.

Muajin e kaluar startupi AI lançoi një program për publikuesit me një numër të kufizuar partnerësh ku përfshihen TIME, Der Spiegel dhe Fortune me të cilët synon të ndajë të ardhurat.

Që kur ChatGPT debutoi në Nëntor të 2022, motorë të mëdhenj kërkimit janë përpjekur të integrojnë inteligjencën artificiale në kërkimin online ndërsa analistët e shohin AI si kërcënim për pozitat dominuese të Google në këtë industri.

Microsoft ka adoptuar teknologjinë e OpenAI në motorin e saj të kërkimit Bing përmes një investimi të hershëm ndërsa Google lançoi opsionin e përmbledhjeve të gjeneruara përmes AI.

Në muajin Prill Perplexity AI ngriti një investim 62.7 milionë dollarësh nga investitorë si Nvidia, themeluesi i Y Combinator Garry Tan dhe themelues dhe CEO i Altimeter Capital Brad Gerstner.

Investimi i fundit e vlerësoi kompaninë në më shumë se 1 miliardë dollarë.