Sipas të dhënave të webfaqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 15:00, përqindja e daljes së votuesve në nivel vendi është 24.91 për qind.
Komunat që prijnë në përqindje të daljes në votime janë ajo e Ranillugës me 43.78 për qind, e cila pasohet nga ajo e Novobërdës me 40.70 për qind dhe Komuna e Mamushës me 39.31 për qind.
Nga komunat me shumicë shqiptare prin Kaçaniku me 31,42 për qind, e pasuar nga ajo e Obiliqit me 31.09 për qind.
Kryeqyteti i vendit, Prishtina pason në vendin e tretë nga komunat shqiptare me përqindje të daljes së votuesve prej 30.89 për qind.
Kurse, komunat me daljen me të ulët të votuesve deri në orën 15:00 janë ajo e Zubin Potokut me 5.25 për qind dhe ajo e Leposaviqit me 2.51 për qind.
Vendvotimet pritet të mbyllen në orën 19:00.







