Përse është kaq magjike të jesh burrë:

Të gjitha telefonatat përfundojnë brenda 20 sekondave.
Kur shkon në një udhëtim një javor, nuk të lipset më shumë se një çantë me rroba.
Mund ti hapësh kavanozët vetë dhe pa ndihmën e askujt.
Kur sheh një burrë tjetër të veshur me stilin tënd, e çmon dhe vlerëson, s’bëhet fjalë për xhelozi.
Kur të formohet bark, nuk e interpreton si fundin tënd në sytë e gjinisë tjetër.
Kur të kritikon dikush, nuk të pushton ajo gjendja histerike dhe akuzat se të gjithë të urrejnë.
Mund të dalësh nga shtëpia jo më shumë sesa 10 minuta pas dushit.
Nëse ndonjë nga miqtë harron të të ftojë në festën e tij, do të vazhdojë të mbetet miku yt.
Nuk e ndjen se të iku jeta edhe pse ke mbushur 35 vjeç.
Nuk të duhet ta durosh jetën me një partner burrë.
Çokollata është një zgjidhje e shpejtë dhe aspak e rrezikshme për kilogramët e tepërt.
Nuk do t’ia dish fare nëse njerëzit e vërejnë prerjen e re të flokëve apo jo.
Nga Elmaz Fida