Përse tjerët gjithnjë duhet të na flasi për vlerat që posedojmë

Ed’hem Sherkavi

Një njeri deshi ta shesë shtëpinë e tij dhe të blejë një më të mirë dhe shkoi tek miku i tij, ekspert për marketing, dhe e luti që t’i ndihmojë t’i shkruajë një shpallje për shitjen e shtëpisë. Miku i tij ia njihte mirë dhe e shkroi shpalljen në të ciliën në mënyrën më të bukur ia përshkroi shtëpinë. Pastaj, ia lexoi tekstin e shpalljes mikut të tij, i cili me mahnitje e dëgjoi, e pastaj tha: – “Të lutem, më lexo edhe njëherë shpalljen!”

Kur menaxheri i marketingut ia lexoi përsëri shpalljen, pronari i shtëpisë tha: – “Çfarë shtëpie e bukur! Unë kam menduar ta blej këso shtëpie, e nuk e paskam ditur që paskam jetuar në një të tillë derisa nuk e dëgjova përshkrimin tënd.” Pastaj, buzëqeshi dhe tha: – “Të lutem, mos e paraqit shpalljen! Shtëpia ime nuk është në shitje.”

Duhet pranuar që shpesh reklamat e shumta dinë shpesh të na mashtrojnë dhe lajthitin. Pikërisht kur po udhëtoja me avion dhe ma ofruan “Menunë” në të cilën shkruante: – ‘Brum i përgatitur nga kokrrat e arta të grurit, të ujitura me ujin i cili buron nga shkëmbinjtë e lartë, me vezët e pulave të kultivuara në fermat më të mira të cilat kanë dëgjuar muzikë dhe balet vallëzues, me mëlmesa dhe perime të vëzhguara nga ekspertët më të mëdhenj të huaj të cilët kanë diplomuar në universitetet pretigjioze botërore’. Për një moment, mendova që ka të bëjë me ushqim të Xhenetit apo për ushqimin e shijshëm të mbretërve dhe sulltanëve.

Po kthehemi te pronari i shtëpisë dhe dëshirojmë të pyesim: – Përse tjerët gjithnjë na tregojnë për gjërat e bukura që ne posedojmë?

Problemi ynë është që ne dëshirojmë gjithmonë më tepër e nuk mendojmë për t’u kënaqur me ato që i kemi.

Ne gjithmonë dëshirojmë shtëpi të madhe, por harrojmë që shtëpinë nuk e përbëjnë vetëm muret dhe mobiliet, por ndjenjat, ngrohtësia familjare, ngjarjet dhe kujtimet.

Gjithmonë dëshirojmë punë më të mirë, por harrojmë që kjo botë është përplot të papunësuar dhe që puna nuk është vetëm paratë, por nderi dhe fitimi dinjitoz i nafakës, si dhe ndjenja tejet e bukur në prodhim dhe dhënie.

Ne gjithmonë dëshirojmë bashkëshorte/bashkëshort më të mirë, por harrojmë vetë me qenë më të mirët.

Nuk ka asgjë të keqe në përpjekjen e njeriut që të posedojë shtëpinë më të madhe, të ketë punë më të mirë, apo të dëshirojë bashkëudhëtaren, gjegjësisht bashkëudhëtarin më të bukur, por përse ndihemi të pakënaqur dhe më pak të vlefshëm për atë që nuk e posedojmë, në vend që të kënaqemi dhe të jemi mirënjohës në atë që kemi.

Nga: Ed’hem Sherkavi

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)