Përsëri kolona në dalje të kufijve, pritjet në Merdare në afro katër orë

Për dallim nga muaji korrik kur kolona të gjata pati në hyrje të pikave kufitare të vendit, tashmë kolonat janë zhvendosur në dalje të kufijve të Kosovës.

Kësisoj edhe sot qytetarë të shumtë detyrohen të presin për mbi tri orë në mënyrë që të dalin jashtë vendit.

Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritja është më e shkurtër deri në 45 minuta apo 300 metra kolona, kurse në pikën kufitare në Merdare pritja është më e gjatë deri në afro 4 orë gjithsej.

Duhet përkujtuar që një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të cilët nuk janë kthyer ende për në shtetet e huaja ku edhe jetojnë këtë gjë po e bëjnë gjatë këtyre ditëve.