Peru shpall gjendje të jashtëzakonshme shkaku i “akteve të dhunës”

Këto zhvillime vijnë pasi sindikatat e kamionistëve vazhduan grevën e tyre kundër rritjes së çmimeve të karburantit

Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur orë policore në kryeqytetin Lima dhe qytetin Callao pas “akteve të dhunës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve e Perusë, Andina, informoi se këto zhvillime vijnë pasi sindikatat e kamionistëve vazhduan grevën e tyre kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Pedro Castillo tha se masat u ndërmorën pasi disa grupe thuhet se kërkuan të bllokonin hyrjen në provincat Lima dhe Callao.

Sipas agjencisë së lajmeve Andina, ora policore do të jetë në fuqi deri në fund të ditës.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi, duke thënë se respektojnë të drejtën për të protestuar, por dhuna duhet shmangur. /aa