Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit Vokrri

Shtatorja e legjendës së futbollit Vokrri, është përuar sot që ishte edhe dita e tij e lindjes, shkruan lajmi.net.

Vokrri dha kontribut të çmueshëm për futbollin kosovar gjatë tërë jetës së tij, tani shtatorja e tij është vendosur afër stadiumit të Prishtinës që edhe e mban emrin e tij.

Prezent në përurimin e shtatores ishin shumë figura të njohura politike.

Zbulimin e shtatores e bëri kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe familja Vokrri.

Pas ceremonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen dy ndeshje miqësore, për nder të Vokrrit, do të përballën veteranët e Kombëtares së Kosovës me ata të Shqipërisë edhe skuadrat Prishtina 1991 ndaj Llapit.