Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ditën e sotme ka mbajtur një fjalim emocional për Ditën e Fitores, i cili tha se e keqja është kthyer në Ukrainë.
Përmes një video-konference ai shtoi se jetës për të cilën luftuan ushtarët në atë luftë mori fund më 24 shkurt kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, raporton New York Post.
“E keqja është kthyer. Përsëri! Në një formë tjetër, nën slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha Zelenski.
Moska i quan veprimet e saj që nga 24 shkurti një “operacion special ushtarak” për të ç’armatosur Ukrainën dhe për të hequr ata që ajo i quan “nazistë” dhe nacionalizmin anti-rus të nxitur nga Perëndimi.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia nisi një luftë të paprovokuar agresioni. Pushtimi në Ukrainë ka vrarë mijëra njërëz, duke zhvendosur rreth 10 milionë të tjerë në shtete të ndryshme.
Në Rusi, Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të vendit si një kujtim i sakrificave të mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste. /euronews








