Përzgjedhësi i Spanjës, Enrique: Kosova ekip i rrezikshëm

Kosova do të luajë kundër Spanjës të mërkurën nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka folur para ndeshjes për media, duke analizuar këtë ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij.

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia”.

“Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, ka thënë fillimisht Enrique.