Të paktën 5 biznesmenë të shquar rusë janë vetëvrarë prej fundit të muajit janar. Ndërkohë tre prej tyre dyshohet se kanë vrarë edhe pjesëtarë të familjes para se të kryenin vetëflijim.
Katër nga viktimat thuhet se ishin të lidhur me një nga filialet e gjigantit energjetik rus të Gazprom.
Fillimisht një zyrtar i lartë u gjet i vdekur në vilën e tij në fshatin Leninsky pranë Leningradit më 30 janar 2022, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.
RIA raportoi se në vendin e ngjarjes u gjet një shënim vetëvrasjeje dhe se hetuesit po hetonin vdekjen si një vetëvrasje.
Vetëm një muaj pas kësaj ngjarje, një tjetër drejtues i lartë i Gazprom u gjet i vetëvrarë në të njëjtin fshat. Alexander Tyulakov u gjet i vdekur në garazhin e tij më 25 shkurt, sipas Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur ruse.
CNN i ka kërkuar Komitetit Hetues të Rusisë reagim për dy rastet, por nuk ka marrë përgjigje.
Mikhail Watford, një miliarder rus me origjinë ukrainase, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Surrey, Angli më 28 shkurt.
Një tjetër biznesmen rus, Vasily Melnikov, u gjet i vdekur së bashku me familjen e tij në Nizhny Novgorod në fund të marsit, sipas gazetës ruse Kommersant. Melnikov zotëronte MedStom, një kompani e furnizimeve mjekësore. /panorama



