Pesëvjeçari nxirret i vdekur nga pusi në Marok

Djaloshi pesëvjeçar, i cili kishte rënë në një pus me thellësi 32 metra në Marok, është nxjerrë i vdekur pas pesë ditëve ngujim.

Ai u dërgua në spital, por ishte pa shenja jete që kur u nxor, sipas një deklarate zyrtare të raportuar nga mediat marokene.

Kanali televiziv maroken 2M postoi një deklaratë zyrtare mbretërore duke thënë se Mbreti Mohammed VI kishte telefonuar prindërit e Rayan për të “shprehur ngushëllimet e tij më të thella dhe simpatinë e sinqertë për të gjithë anëtarët e familjes së të ndjerit në këtë pikëllim të dhimbshëm”. /koha