Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pika e ndihmave izraelito-amerikane në Gaza shembet në një ditë

Pika e ndihmave izraelito-amerikane në Gaza shembet në një ditë

Një pikë ndihmash e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja në Gaza është shembur brenda një dite, pasi mijëra palestinezë të uritur u përpoqën të siguronin ushqim, pas gati tre muajsh urie të shkaktuar nga bllokada izraelite.

Pikat e shpërndarjes po menagjohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili përdor kontraktorë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara për t’i mbrojtur.

Organizata të OKB-së dhe agjenci të tjera humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë grup, duke e quajtur planin izraelito-amerikan si një përpjekje për të përdorur urinë si armë dhe për të zhvendosur me forcë palestinezët.