Ballina Kuzhinë Pite me mish, receta për të cilën lënë kokën të rriturit dhe...

Pite me mish, receta për të cilën lënë kokën të rriturit dhe fëmijët

Sot kemi përgatitur pite me mish. Një recetë e thejshtë dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, që me siguri do të kënaqë të gjithë pjesëtarë e familjes. Ideale për t’u shoqëruar e kombinuar edhe me gatime të tjera, siç janë supat e lehta apo sallatat e freskëta të stinës.

Përbërësit: 400 g miell, 200 g kos, 1 vezë, kripë dhe sodë buke. Mbushja: 1 karotë, 1 qepë, 1 degë selino, 500 g mish i grirë, 400 g salcë domatesh, 200 ml verë e bardhë, borzilok dhe rigon.

Përgatitja: Formojmë brumin e piteve ku fillimisht përziejmë miellin me kripë dhe sodë buke. Shtojmë kosin dhe vezën dhe punojmë brumin derisa të lidhet dhe të bëhet një masë. E ndajmë në 10 pjesë dhe secilën e hapim me petës sa madhësia e tiganit. I skuqim me vaj të nxehtë nga të dyja anët. Në tigan kaurdisim, qepën, karotë dhe selino, shtojmë mishin, kripë, piper dhe e shuajmë me verë pasi mishi të skuqet e të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën dhe erëzat dhe e ziejmë derisa të trashet e të humbasë lëngjet. E vendosim me lugë mbi pitet e skuqura.