Pjesa e parë: Kosova 1:0 Danimarka

Kombëtarja e Kosovës ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë ndaj Danimarkës.

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores Kosovë – Danimarkës.‘Dardanët’ zhvilluan një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë, duke treguar se në ‘Fadil Vokrri’ përballë tifozëve janë kundërshtar i vështirë për të gjitha kombëtaret.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Amir Rrahmani, që shënoi me kokë në minutën e 42’.

Kosova gjatë kësaj pjese pati edhe dy mundësi të mira shënimi.