Plagoset me armë zjarri Oliver Ivanoviq

Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq.

Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës raportohet se Ivanoviq është dërguar në spital dhe jeta e tij është në rrezik.

Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës Besim Hoti konfirmon për KosovaPress se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.

KosovaPress do t’iu mbajë të informuar për këtë ngjarje.