Plaku i urtë dhe i riu i dekurajuar

Një ditë, plakun e urtë e vizitoi një djalë i ri duke iu ankuar se e kishte humbur besimi tek vetja dhe vazhdimisht ndihet i shtypur nga presioni i të tjerëve.

“Të gjithë më thonë se jam i pavlerë, i ngathët dhe i pamençur. Çdo gjë që bëj e bëj gabim …”, i tha i riu plakut.

“Më vjen keq djali im, për momentin jam i zënë dhe nuk mund të dëgjoj problemin tënd. Por, nëse shkon në treg në vendin tim, unë do të kryej punë më shpejt dhe pastaj do të merrem me problemin tënd”, iu përgjigj plaku i urtë duke i kushtuar pak vëmendje fjalëve të tij.

I ndier sërish i përbuzur, i riu pranoi detyrën që i dha plaku i urtë.

“Shko në treg dhe mundohu të shesësh këtë unazë, por mos prano asnjë ofertë më të ulët se një monedhë ari“, i tha plaku.

I riu shkoi në treg, i bindur që do të kryej punë shpejtë dhe do të kthehej te plakut me fitimin e tij.

Njerëzit në treg ndaleshin për të parë unazën, por interesimi i tyre humbte kur e dëgjonin çmimin: “ … mund të japim disa monedha argjendi, por një monedhë ari është shumë!” i thoshin ata.

Pas një kohe, i riu u kthye tek plaku, i dekurajuar.

“Më vjen keq, por në treg askush nuk e vlerësoi unazën, bile njëri prej tyre më ofroi një tenxhere prej bakri”, – tha i riu.

Plaku nuk u nervozua, por i tha:
“Djali im, fjalët e tua më dhanë një ide. Tani mos shko në treg, por shko te një ekspert i cili di ta vlerësoj unazën. Shko te argjendari dhe dëgjo mendimin e tij”.

I riu shkoi te argjendari i cili pasi e shikoi me kujdes unazën tha:
“Nuk kam mundësi të jap më shumë se 58 monedha. Nëse zotëria juaj nuk do të ishte me ngut, mund ta shikoj më mirë dhe shuma do të arrinte në 70 monedha, por për momentin kaq”, tha argjendari,

I riu nuk u besoi fjalëve të argjendarit, prandaj vrapoi menjëherë te plaku i urtë që t’i tregonte.

Plaku pasi dëgjoi fjalët e të riut, buzëqeshi e tha: “ Djali im, besoj se tani e ke kuptuar problemin që të ka sjellë këtu. Njerëzit e paguajnë vlerën që ti i vë vetes tënde. Siç e ke vërejtur, në treg askush nuk e kuptoi vlerën e unazës sepse nuk ishte ekspert për ta vlerësuar vlerën e vërtetë të unazës. Prandaj edhe ti nuk duhet t’i kushtosh vëmendje gjykimeve që njerëzit të japin sepse njerëzit nuk e dinë vlerën tënde, ashtu siç nuk e dinin atë të unazës. Ti duhet fillimisht të besosh në vlerat tua, e pastaj do të shohësh sa lehtë do të jetë t’i injorosh opinionet e pa baza të të tjerëve”. /islamgjakova