Plani vdekjeprurës i Netanjahut për ta shpëtuar qeverinë e tij

Për ta kuptuar se e gjithë kjo skenë e përgjakshme trazirash, ku viktimat kryesore janë fëmijët dhe civilët e pafajshëm, inskenohet vetëm për ta shpëtuar qeverinë e brishtë të Netanjahut kjo nuk do shumë mundë e as hulumtim, mjafton vetëm të rikthehemi disa ditë mbrapa!

Hiç më larg se më 30.04.2021 ishte një festë e Ultra-Ortodoksëve hebrenj në veri të Iz’raelit, në malin Meron, aty për shkak të një keqmenaxhimi të turmës nga institucionet iz’raelite erdhi deri tek mbytja e 45 hebrenjëve dhe plagosjes së 150 të tjerëve, gjë që pasoi me kritika të ashpra drejtuar qeverisë së Netanjahut duke e konsideruar si përgjegjës kryesorë për këtë vrasje masive.
Zgjidhja më e afërt dhe më e shpejtë për këtë situatë të palakmueshme ishte si zakonisht pika më e ndjeshme e palestinezëve dhe muslimanëve “Xhamia al-Aksa” dhe Kudsi kështu që filluan me lagjen Shejh Jarah e pastaj u sulmuan namazfalësit nga policia izraelite gjatë adhurimin të tyre në netë Ramazani.
Kjo shkaktoi reagim të menjëhershëm, ku mijëra palestinez nga qytete të ndryshme në mënyrë paqësore vërshuan Xhaminë al-Aksa për të u solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e tyre të keqtrajtuar.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i lëvizjes Hamas duke hedhur raketa në drejtim të Iz’raelit, dhe këtë e priste me padurim edhe vet Netanjahu, duke e ditur se sa do që Hamasi të hedh raketa, sistemi antiraketor iz’raelit “Kubeja e Hekurt” do të kundërpërgjigjej dhe dëmet do të ishin minimale.
Por për ta bër këtë skenë më tragjike dhe për ta bindur botën se Iz’raeli nuk është vetëm se një “viktimë” e cila jeton në mesin e “terrorit dhe terroristëve” u hodhën edhe tri raketa nga Libani dhe tri të tjera nga Siria, e që për çudi ranë në shkretëtirë!!
Pra në këtë situatë u harrua vdekja masive në malin Meron, u harrua përgjegjësia e Netanjahut ndaj kësaj tragjedie, u arsyetuan krimet e Iz’raelit mbi popullin e pafajshëm palestinez dhe dëbimi i tyre nga vatrat e tyre, u arsyetu sulmi mbi namazfalësit dhe demolimi i Xhamisë së shenjtë, u unifikuan rradhët e cionistëve dhe ekstremistëve brenda vendit, u mor mbështjetja ndërkombëtare për të vazhduar me dëbim dhe bombardim mbi popullin palestinez dhe u bindën cionistët brenda kufinjëve të shtetit se heroi dhe shpëtimtari i vetëm në këtë katrahur është ai që do të duhej të ishte prapa grilave, Netanjahu.
Por e çuditshme është presioni që ushtrojnë qarqe të ndryshme në krye me mediat e (pa)varura mbi qeveritë për ta dëshmuar mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Netanjahut dhe çmendurive të tij, përderisa në shumë kryeqytete ata që u prijnë protestave janë vet hebrenjtë dhe rabinjët (prijësit e tyre) duke u solidarizuar me popullin palestinez dhe duke treguar se kjo që po veprojnë cionistët në Palestinë është gjenocid dhe ska të bëj me fenë, vlerat edhe historinë e tyre , dhe se vrasja e fëmijëve ska asnjë arsyetim sa do i vogël që mund të jetë ai.
Megjithëkëtë ende gjen njerëz që kanë fytyrë të dalin e ta mbrojnë haptazi këtë krim, e paturpësia e arrin kulmin e saj kur akuzohen palestinezët se po e mbajnë peng popullin e tyre palestinez, thuajse palestinezët janë ata që i kanë vën bllokadë tokës, qiellit dhe detit në këtë vend!!!
A gjer këtu ka arritur shkurtpamësia?!!

Dr. Rijad Imeri