Pogaçe e shpejtë

  • 6 gr tharm buke
  • 250 ml ujë të vakët
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 2 lugë vaj
  • 350 gr miell

Tharmin e bukës trazojeni me ujë të vakët e sheqer. Lëreni mënjanë që të fermentohet.

Ndërkohë siteni miellin dhe shtojani kripën.

Më pas në miell shtoni tharmin e fermentuar e vajin. Krijoni një topth brumi.

Brumin tëhollojeni direkt me duar në një sipërfaqe të përmillur. Më pas vendoseni në tavën e mbuluar me letër pjekjeje. Mbi pogaçe krijoni disa vrima me pirun.

Gjatë kohës që furra nxehet në 250 gradë, pogacja lihet të pushojë e mbuluar.

Më pas vendoset në furrë. Kur e shikoni që ka nisur të krijojë kore, temperaturën uleni në 180 gradë.

Pogaçja piqet derisa të skuqet mirë. Pas pjekes spërkatet pak me ujë dhe mbulohet me një pecetë.