Ole Gunnar Solskjaer është deklaruar shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të punojë me Paul Pogban
Ish sulmuesi legjendar i Manchester United është rikthyer në skuadër, tani në rolin e trajnerit për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.
Në konferencën e parë për shtyp para ndeshjes me Cardiff, Solskjaer është shprehur i entuziazmuar se do të ketë mundësinë të punojë me Paul Pogban, i cili nuk është se kaloi momente të mira me Jose Mourinhon.
“Ai është fitues i Kupës së Botës. Paul është një djalosh i jashtëzakonshëm. Kur e kam parë si fëmijë, ai ishte gjithmonë i kënaqur dhe nuk ka ndryshuar si personalitet”, ka deklaruar Solskjaer, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai është lojtar më i mrië tani, ai është një prej më të mirëve dhe unë dua të nxjerr më të mirën prej tij”, u shpreh Solskjaher.
Ndeshja debutuese e Solskjaer në krye të Manchester United është ditën e shtunë filluar nga ora 18:30 në udhëtim te Cardiff City.