Polici i vrarë varroset nesër

Polici i Kosovës, Izet Demaj i cili dje pasdite u vra në Istog nga një person i armatosur në përpjekje për të grabitur bankën, do të varroset nesër në vendlindje.

Varrimi do të organizohet me ceremoni shtetërore dhe aty pritet të marrin pjesë shumë qytetarë, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka konfirmuar se varrimi i heroit do të bëhet nesër (e shtunë) dhe ai do të jetë i pranishëm në varrim.

Që nga formimi i Policisë së Kosovës deri sot kanë rënë 20 policë në kryerje të detyrës.