Policia arreston një të dyshuar për vrasjen në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e një personi ditën e djeshme në Ferizaj.

Sipas komunikatës së policisë, i arrestuari është A.R 31 vjeçar, shtetas i Kosovës.

“Pas një pune operative,sot rreth orës 11:50, Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve kan arrestuar personin A.R(m/sh/K 31 vjeç) i dyshuar për veprën penale të vrasjes së rëndë,ku kishte humbur jetën viktima B.H.”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, gjatë arrestimit,tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë M-57 kalibër 7,62mm, me një karikator dhe katër fishekë, me të cilën armë dyshohet se është kryer vepra,

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë,dri në kompletimin e lëndës.

Të mërkurën në Ferizaj është vrarë B.H, 29 vjeçar, ndërsa dyshohet se i ndjeri kishte pasur një mos marrëveshje më kryesin e vrasjes.