Policia e Shqipërisë konfiskon 23 kg kanabis dhe arreston tre persona

Policia kufitare e Shqipërisë ka godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe duke sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike kanabis.

Sipas Policisë, nga shërbimet e Policisë Kufitare të pikë kalimit kufitar Muriqan u arrestuan në flagrancë shtetasi M.K, 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis . Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.