Ballina Lajmet Kosovë Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur sërish sasi të armatimin në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se armatimi është gjetur në një bodrum afërsi shkollës teknike pas informacioneve që kanë marrë nga qytetarët.

“Kemi pranuar informata nga qytetarët lidhur me mundësinë se në podrume të caktuara të ketë armatim. Kemi bastisur një bodrum i cili është në afërsi të shkollës teknikie në veri të Mitrovicës. Ke gjetur tre kallashnikovë, jelek anti- plumb, mbi 700 fishekë, pashijes ushtarake”, tha Elshani për Tëvë1.info.

Gjatë javëve të kaluara Policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi përfshirë edhe eksploziv në Zubin Potok e Zveçan.