Policia Holandeze arrestoi një haker që po përpiqej të shiste të dhënat e 9 milionë Austriakëve

Autoritetet thonë se hakeri kishte postuar informacionin në një forum online. Policia tha se të dhënat ishin informacione që qytetarët ofrojnë autoriteteve.

Autoritetet Holandeze thanë se kishin arrestuar një haker i cili po përpiqej të shiste të dhënat personale të thuajse çdo qytetari Austriak në Maj të 2020-ës sipas Reuters.

Bëhej fjalë për një set të dhënash për 9 milionë përdorues, po aq sa është edhe popullsia e Austrisë.

I arrestuar në Nëntor në një apartament në Amsterdam, 25-vjeçari kishte ofruar sete të ngjashme të dhënash nga Italia, Holanda dhe Kolumbia.

Policia Holandeze priti deri sot për të njoftuar arrestimin për të shmangur cenimin e procesit të hetimit.

Autoritetet thonë se hakeri kishte postuar informacionin në një forum online. Policia tha se të dhënat ishin informacione që qytetarët ofrojnë autoriteteve.

Emra të plotë, adresa dhe datëlindje por nuk kishte informacione financiare. Policia konfirmoi saktësinë e të dhënave duke shtuar se nisur nga fakti që këto të dhëna kanë qenë të disponueshme në internet, ekziston mundësia që të kenë rënë në duar të gabuara. /PCWorld Albanian