Policia jep detaje për aksionin e Njësisë Speciale në Ranillug

Mëngjesin e sotëm Njësia Speciale ka kryer një aksion bastisjeje në Ranillug.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale ka kryer një bastisje në një fshat të komunës së Ranillugut.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kelani ka thënë se ky aksion është kryer në bazë të Gjykatës.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillugut”, ka deklaruar Kelani për lajmi.net.

Ai ka thënë se për momentin nuk mund të jap më shumë informacione pasi që siç u shpreh Kelani, aksioni akoma është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij, Policia zyrtarisht do të jap detaje të këtij operacioni.

Në anën tjetër në medie është duke u raportuar se ky aksion është kryer në shtëpinë e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit, për shkak se dyshohet për armëmbajtje pa leje.