Meqë për të kishte urdhër ndalimi, aktivisti i Vetëvendosje është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, ka marrë vesh Klan Kosova nga burime brenda policisë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Oseku, është arrestuar sot në pikëkalikmin kufitar në Han të Elezit.
Në njoftimin që ka marrë Klan Kosova thuhet se kjo ka ndodhur pasi për Osekun ka pasur urdhër ndalimi, që është zbatuar sapo zyrtarët policorë kanë hasur në të.








