Policia ndali kërkimet për Sala, Kante i prek të gjithë me veprimin e tij

Shumica e yjeve të futbollit i kanë bërë thirrje policisë të mos i ndalë kërkimet për Emiliano Sala i cili u zhduk mbrëmjen e së hënës, teksa po udhëtonte me avion nga Franca drejt Cardiff-it.

Autoritetet i kanë dhënë fund kërkimeve të enjten pasi nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë të avionit.

Motra e Sala, por edhe shumë futbollistë i kanë kërkuar policisë të vazhdojë ta kërkojë, por ai që bën gjestin më emocionues është N’Golo Kante.

Mesfushori francez i cili ka luajtur me Sala te Caen në sezonin 2014/15, ka vendosur të mbulojë financiarisht të gjitha shpenzimet që do duhen nga policia për të gjetur Emiliano Sala.

Një gjest madhështor nga lojtari i Chelseat i cili e ka treguar gjithmonë se është një futbollist dhe një njeri shembullor.