Policia në aksion anti-drogë: Arreston 4 persona, sekuestron dy kilogramë e gjysmë marihuanë

Policia e Kosovës përmes një aksioni anti-drogë ka arrestuar 4 persona për posedim të substancave narkotike. Ata përveç arrestimeve kanë sekuestruar një sasi narkotike të llojit marihuanë me sasi prej 2.5 kilogramë, dhe kokainë me peshë prej 1 gr.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, me datë 23.03.2022, në ora 18:17, në Prishtinë, pas disa veprimeve operativo hetimore ka ndërmarrë një operacion taktik të koduar me emrin ‘’MARSI‘’ ku është arrit të ndalohen katër (4) persona të dyshuar të cilët ishin duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë me peshë 114 gram. Substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat tjerë dyshohet se kishin qellim blerjen e substancës.

Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.