Prezencë e gjerë e policisë dhe arrestime shiheshin të hënën në Shangai ku u zhvilluan më parë protestat e gjera kundër politikave të qeverisë dhe kufizimeve të Covid.
Policia kishte dalë në rrugë e kryqëzime për të ndaluar përhapjen e disidencës që kërkon liri politike dhe fund të izolimeve të virusit.
Forcat kineze të sigurisë bënë arrestime paraprake për ndalimin e organizimit të një tjetër proteste, siç po ndodh në kampuset universitare të qyteteve të mëdha.
Pikënisja e valës së protestave më të mëdha që prej vitit 1989 në Kinë, ishte një zjarr me disa viktima në kryeqytetin e provincës Xinjiang, ku kufizimet u fajësuan për pengim të ndihmës ndaj viktimave.
Në qendrën ekonomike të Shangait ku demonstruesit ishin mbledhur në fundjavë, rrjeti AFP dëshmonte arrestime të kryera nga policia.
Fushata e kufizimeve përfshin censurë në rrjetet sociale të cilat janë përdorur për organizimin e grumbullimeve.
Një protestë e planifikuar në Pekin nuk arriti të grumbullohej teksa dhjetra oficerë dhe furgonë policie mbyllën pikën e grumbullimit në një kryqëzim në zonën perëndimore të Haidian.
Automjete policie u rreshtuan në rrugën pranë urës Sitong ku një protestues i vetmuar denonconte në pankarta presidentin Xi Jinping, para se të ndalohej.
Demonstruesit kishin planifikuar të marshonin drejt urës sipas marshimit të suksesshëm një ditë më parë pranë lumit Liangma. /tch
Breaking News:Chinese Protestors in Shanghai chanting “Xi Jinping, step down!Communist Party, step down!”
This is huge!
pic.twitter.com/mn1AeaN2EV— Inty (@__Inty__) November 26, 2022






