Gjykata Themelore e Prishtinës, ka lëshuar dje urdhërarrest për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Gjyqtari Beqi Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.
Mirëpo Policia e Kosovës deri më tani nuk ka pranuar asnjë urdhërarrest nga gjykata lidhur me këtë. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Ne si polici nuk kemi pranuar kurrëfar udhërarresti”, ka thënë Ahmeti.
Kjo ndoshta është edhe arsyeja përse sot deputetët e Vetëvendosjes nuk janë arrestuar tek sa kanë hyrë në Kuvend.