Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim publik në përpjekje për kapjen e Enver Sekiraqes, të cilin e kërkon Drejtoria në bazë të një autorizimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia ka publikuar një foton dhe detajet e Sekiraqes, i cili aktualisht është në arrati dhe i dënuar për veprën penale të “shtytjes në kryerjen e vrasjes së rëndë”, një krim i parashikuar nga neni 147, paragrafët 3 dhe 9, të lidhur me nenin 24 të Kodit Penal të Kosovës.

Të dhënat e personit të kërkuar janë si më poshtë:

Emri dhe mbiemri: Enver (Hamit) Sekiraqa

Data e lindjes: 18.11.1973

Adresa: Rruga “Gryka e Llapushnikut” numër 7, Prishtinë

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke ndarë çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ata kanë edhe numra telefonikë dhe adresën elektronike të dispozicionit për çdo person që mund të kontribuojë në këtë proces.

Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës direkt në numrin 192, të telefonojnë në qendrën e thirrjeve 038 550 999, ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit falas dhe anonim 080019999. Gjithashtu, informatat mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected].

Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është jetik për sigurinë e komunitetit dhe garanton anonimitet dhe trajtimin e informacioneve në mënyrë konfidenciale.