Federata e Futbollit të Polonisë, të martën ka nisur shpërndarjen e bileta për ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, e cila i takon “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026.
Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars në Varshavë, ndërsa federata polake ka refuzuar kërkesën e palës shqiptare për të pasur më shumë se 5% të kapacitetit të stadiumit.
Kështu që, tifozët e Shqipërisë do të kenë në dispozicion vetëm tre mijë bileta për ndeshjen e rëndësishme që do të luhet të stadiumin e Varshavës, që ka një kapacitet prej 58.580 ulëseve.
Sfida ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, pritet të jetë interesante dhe atmosfera brenda stadiumit po parashihet të jetë e zjarrtë dhe emocionuese.
Fituesi i duelit Poloni – Shqipëri, në finale të “play-offit” do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi për një vend në Grupin F të Botërorit 2026.








