Porosi nga hoxha

Husamedin Abazi

Motra dhe vëllezër!
Sot jemi më 6 prill, në ditën e 15 të Ramazanit! Besoj që shumicës nga ne na duken si 15 min, e jo 15 ditë që na shkuan nga ky i bekuari Ramazan?! Prandaj ftoj veten dhe gjithë juve ti ngjallim këto ditë të mbetura të cilat vërtetë janë “ditë të numruara (të pakta)” dhe ti kompenzojmë në to të humburat në ditët e kaluara dhe ta shtojmë:
Sexhden
Dhikrin
Lutjen
Leximin dhe kuptimin e Kur’an-it
Sadakanë
Dhënjen e iftareve
Vizitën e të sëmurëve
Vizitën e varrezave
Mbulimin e borgjeve borgjlinjve
Përkrahjen e studentëve nevojtarë
Pastrimin e oborreve
Pastrimin e rrugëve, lagjeve…
E mbi të gjitha: Pastrimin e zemrave tona nga çdo mynxyrë shejtani, e pa të cilën as agjërimi ynë nuk do na jet agjërim e as ramazani Ramazan.
Ju dua fort dhe lutem për ju! Na kujtoni dhe ju në duatë tuaja!

Husamedin Abazi