Porosi të sinqertë deputetëve të kuvendit

Prof. Adnan Simnica

Edhe një porosi të sinqertë deputetëve të kuvendit të Rep. së Kosovës.

Sa për kujtesën tuaj, Zoti i Madhëruar në Kuran ka sqaruar se edhe ata që ndihmojnë DEGJENERIMIN në çfarëdo mënyre qoftë, përfshihen në mallkimin dhe dënimin e Tij. Dënimet e Tij ndër njerëz nuk janë vetëm të llojit fizik, por edhe të llojit psiqik e shpirtëror, dhe nuk kufizohen në kohë a moshë. Dije këtë!

Zoti Fuqiplotë dënoi edhe bashkëshorten e Pejgamberit Lut (a.s.), vetëm pse ajo ndihmoi dhe përkrahi degjenerimin e tillë. Dije edhe këtë!

“Ne e shpëtuam atë (Lutin a.s.) me gjithë familje, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që mbetën pas (dhe u ndëshkuan)” (Kuran, El Araf: 83)

Mos e harroni këtë, por, nëse e harroni, ankthet tuaja do t’jua kujtojnë doemos, por, atëherë do të jetë shumë vonë, prandaj mos voto ligjin që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë! Dije edhe këtë!

Të lutem, sepse është në të mirën tënde dhe të popullit mbarë!
Faleminderit për mirëkuptim!

Prof. Adnan Simnica