Potter është trajneri i ri i Chelseat

Klubi anglez, Chelsea, e shkarkoi dje trajnerin Thomas Tuchel, pas humbjes 1:0 nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Kampionëve.

Tuchel e mbyll aventurën e tij në “Stamford Bridge” duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube, përcjell KosovaPress.

Menjëherë pas shkarkimit të Tuchel, spekulimet filluan të qarkullonin shpejt për zëvendësuesin e trajnerit gjerman, ku emrat më të përfolur janë Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane.

Ndërkaq, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea tani ka një trajner të ri.

Klubi ka arritur marrëveshje me Graham Potter, ku ky i fundit do ta lë detyrën e tij te Brightoni dhe do të bëhet trajneri i ri i Chelseat.