Ballina Lajmet Kosovë Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Kryetari i Fushë- Kosovës, Valon Prebreza ka bërë të ditur se ka dorëzuar 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se dosjet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja kanë të bëjnë “për kaosin urbanistik” në këtë komunë.

“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka shkruar ai në Facebook.