Prej 11 vitesh në Shqipëri, Arduino Days vjen në Tiranë, Shkodër dhe Korçë

Është një eveniment dedikuar punimeve dhe projekteve Arduino dhe sjell bashkë fillestarë, entuziastë dhe profesionistë të ndryshëm.

Për vitin e 11-të me radhë Things Lab do të organizojë në Shqipëri Arduino Days, një eveniment i cili vjen për të festuar kreativitetin dhe inovacionin.

Arduino Days do të organizohet në datat 19-21-23 Mars në qytetin e Shkodrës, Korçës dhe Tiranës respektivisht.

Është një eveniment dedikuar punimeve dhe projekteve Arduino dhe sjell bashkë fillestarë, entuziastë dhe profesionistë të ndryshëm.

Nëse jeni kuriozë për elektronikën apo i përfshirë në komunitetin Arduino, ky eveniment është i hapur për këdo që dëshiron të bëhet pjesë.

Për tu bërë pjesë ju ftojmë të regjistroheni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://www.thingslab.cc/register/arduinodays2024

Arduino Days do të mbahet më:

  • 19 Mars nga ora 14:00 deri në 16:00 pranë ambienteve të Shkollës 28 Nëntori në Shkodër
  • 21 Mars nga ora 16:00 deri në orën 18:00 pranë Innovation Hub në Korçë
  • 23 Mars nga ora 9:30 deri në orën 15:00 pranë Fakultetit të Inxhinierisë Fizike dhe Matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Shkodër dhe Korçë përgjatë dy orëve pjesëmarrësit do të prezantohen me Arduino, bazat e qarqeve dhe programimit nga ekspertë të fushës. Është një eveniment ku të pranishmit do të mësojmë rreth mikrokontrollorëve dhe elektronikës.

Sakaq në Tiranë evenimenti do të jetë më i gjerë ku do të marrin pjesë Klubi i Robotikës së Harry Fultz dhe Uno Robotics.

Axhenda e Arduino Days në Tiranë

  • 09:30 – 10:00 Regjistrim
  • 10:00 – 10:10 Fjalë hapëse
  • 10:10 – 10:20 Prezantim i KSFIMIF
  • 10:20 – 11:20 Harry Fultz Robotics Club
  • 11:20 – 12:00 Online Meeting IOT Developers
  • 12:00 – 12:30 Pushim
  • 12:30 – 13:00 Uno Robotics
  • 13:00 – 14:00 Dreka
  • 14:00 – 16:00 Workshop Saldim Room 121, Workshop Arduino 121/1
  • 16:00 – 16:10 Mbyllja

Ky eveniment organizohet nga Things Lab dhe mbështetet nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Shkolla 28 Nëntori, Korca Innovation Hub dhe Technosoft.