Prej ku fillon dhe ku mbaron dashuria…?

Artan Musliu

Një urtak ishte pyetur se: Ku fillon dashuria dhe ku mbaron ajo?
Ai u përgjigj: Dashuria fillon nga syri dhe mbaron me syrin…!
Të pranishmit u habitën nga kjo përgjigje dhe e pyetën se si është e mundur kjo?
Ai tha: Fillon nga një shikim i syrit dhe mbaron me lotët që pikojnë prej syrit.
Ndërsa kur u pyet se si shpjegohet dashuria, ai u përgjigj duke thënë:
Dashuria nuk matet me gjatësinë e kohës por me përjetimin e momenteve sado që mund të jenë momente të shkurtra.
Dashuria nuk shtohet me kohë por me përjetime të çastëve.
Dashuria nuk do të thotë të flasësh për të por të jetosh me të, të jetosh për të dhe të sillesh me dashuri.
Dashuria do të thotë të kesh frikën e Zotit ndaj të dashurit tënd.
Dashuri do të thotë të kujtosh të dashurin tënd në lutjet tua pa mos e ditur ai fare.
Dashuria nuk do të thotë të izolosh të dashurin/en tënde nga bota që të fitosh zemrën e tij/saj. Por, dashuri do të thotë të lesh të dashurin/en tënde mes turmës së botës dhe të jesh i sigurtë se zemra e tij/saj të përket vetëm ty.
Lum për at që ruan dashurinë, ruan lidhjen e dashurisë pavarsisht kohës, sfidave, problemeve, e largësisë.
Lum për at që qëndron stoik dhe i pa luhatur, që u mbijeton fortunave të jetës vetëm që të ruan dashurinë.

Nga: Artan Musliu